GJAK NË HORMUZ/ Goditet anija iraniane, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar sërish pas goditjes së një anijeje tregtare iraniane pranë ishullit Qeshm. Sipas medias shtetërore iraniane, anija u godit nga një projektil, ndërsa nga sulmi një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur. Autoriteti britanik për sigurinë detare, UKMTO, konfirmoi gjithashtu marrjen e raportimit për një anije të goditur nga një projektil në Ngushticën e Hormuzit. Për momentin nuk është përcaktuar se kush qëndron pas sulmit. Nuk ka një autor të konfirmuar apo pretendim përgjegjësie të verifikuar. Incidenti vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për transportin ndërkombëtar. Hormuzi është një nga korridoret më të rëndësishme të naftës dhe gazit në botë dhe incidentet në këtë zonë kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e anijeve dhe furnizimin...
Burimi:
ntv.al