Gilberto Mora refuzon Liverpool-in, meksikani preferon një destinacion tjeter dhe jo në Premier League

Gilberto Mora refuzon Liverpool-in, meksikani preferon një destinacion tjeter dhe jo në Premier League

3 Tetor 2026 20:22 Telesport Gilberto Mora është lojtari i momentit në Meksikë dhe jo vetëm. 17-vjeçari sëhnoi golin e parë me fanellën e Meksikës, pak ditë më parë në miqësoren ndaj Kolumbisë. Mora është lojtari më i ri në historinë e Meksikës, që i besohet numri 10. Pritshmëritë ndaj këtij talenti meksikan janë të mëdha. Ai është tashmë objektiv konkret i disa klubeve të mëdha në Europë. Football Insider zbulon se Liverpool është një nga klubet e mëdha shumë të interesuara për Gilberto Mora. Megjithatë, sipas medieve vendase, ylli i ri meksikan preferon transferimin në La Liga te Barcelona ose Real Madrid. Mora është i bindur se Spanja është destinacioni ideal për të, për stilin e jetesës, por mbi të gjitha për mënyrën e...