Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë akuzat se ka bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke deklaruar se nuk ka pasur kontakte me Gjykatën Speciale, UNMIK-un apo EULEX-in. Në një konferencë për media të shtunën, Gërvalla tha se nuk ka pasur asnjë lloj bashkëpunimi me këto institucione, duke mohuar si kontaktet e drejtpërdrejta, ashtu edhe ato të tërthorta. “Deklaratat që më lidhin me bashkëpunimin janë bërë bozë. Nuk ka në asnjë hallkë, as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Gjykatën Speciale, nuk ka asnjë pikëtakim timin, as direkt, as indirekt”, deklaroi ajo. Gërvalla mohoi gjithashtu se ka heshtur pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha se, në cilësinë e ministres së Drejtësisë, është...
Burimi:
javanews.al