Gazment Bardhi: Lideri i PD duhej të ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Gazment Bardhi: Lideri i PD duhej të ishte në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj duhej ta kishte ftuar Sali Berishën në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Zhvillimet rreth SHISH-it dhe shqetësimet për mbrojtjen e informacionit shtetëror kërkonin përfshirje më të gjerë politike. Siguria kombëtare është përgjegjësi që shtrihet përtej shumicës qeverisëse. Mungesën e ftesës e ngre edhe Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Në një prononcim për KOHA JONË, ai thekson se ligji i lejon Presidentit të ftojë edhe pjesëmarrës të tjerë.Sipas Bardhit, opozita ka qenë përherë e pranishme në mbledhjet e Këshillit, ndërsa sot lideri i saj nuk u ftua. Ligjërisht, kryetari i opozitës nuk është anëtar automatik i Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Por neni 10, pika 4, i ligjit nr. 64/2014 parashikon mundësinë e ftesës për pjesëmarrës të tjerë...