Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut

Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Ramës dhe Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në rendin e ditës të Reformës Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se harta e re territoriale është përcaktuar paraprakisht dhe se kriteri kryesor është interesi elektoral i kryeministrit Edi Rama. Në reagimin e tij, Bardhi e krahasoi procesin e reformës me mënyrën se si, sipas tij, janë përcaktuar tenderat e qeverisë. Sipas tij, ndarja e re territoriale nuk bazohet te nevojat e qytetarëve, por te interesat elektorale të Partisë Socialiste dhe marrëdhëniet e kryebashkiakëve me kryeministrin. Reagimi i Gazment Bardhit: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar prej 1 viti, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Njësoj si biznesi me Ron Jefetin, të cilit Rama i dhuron industrinë e armëve...