Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

Gazetarja Keida Kostreci komentoi zgjedhjet e mesmandatit në SHBA dhe humbjen e republikanëve. Kostreci u shpreh se, megjithëse zgjedhjet u përqendruan te shqetësimet e brendshme të amerikanëve, pakënaqësia e votuesve u ndikua edhe nga politika e jashtme e administratës Trump, veçanërisht nga konflikti në Iran. Ajo theksoi se një tjetër element i rëndësishëm ishte mbështetja e madhe e të rinjve për kandidatët demokratë, duke e konsideruar këtë si një tregues të pakënaqësisë ndaj politikave të Donald Trump, por edhe të ndryshimit të retorikës politike. Gazetarja nënvizoi gjithashtu se shqetësimet e qytetarëve luajnë një rol vendimtar në zgjedhjet për Kongresin, pasi kandidatët duhet të përfaqësojnë interesat dhe problematikat konkrete të shteteve ku garojnë. Sipas saj, demokratët patën sukses me strategjinë e ndjekur në zgjedhjet e mesmandatit,...