Gazetarja Lala “hap thesin” për Vlora Hysenin: Ka përgjuar zyrtarët që kishin përplasje me Agasin

Gazetarja Lala “hap thesin” për Vlora Hysenin: Ka përgjuar zyrtarët që kishin përplasje me Agasin

Gazetarja Klodiana Lala ka hapur thesin për Vlora Hysenin dhe punët që bënte ajo, pasi thotë se materialet e Shërbimit Informativ Shtetëror, të gjetura në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit, kanë në përmbajtje informacione për personazhe të rëndësishëm shtetërorë. “Në makinë e Agasit, që ishte shpallur në kërkim, janë gjetur materiale sensitive të SHISH. Kurrsesi nuk mund të gjenden në automjetin, për personazhe të ndryshëm shtetërorë që nuk mund ti zbuloj. Në momentin që Agasi është arrestuar te plepat janë sekuestruar 3 celularë dhe 1 pajisje që ka pasur brenda materiale sensitive të përgjimeve e të vëzhgime, të komunikimeve në njërin nga celularët janë gjetur 503 materiale komunikimi me ish drejtoreshën. Zonja informonte për takime me partnerë ndërkombëtarë, e informonte për takimet me kryeministrin...