Gazetari i CNN përball Vuçiçin me të kaluarën e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

Gazetari i CNN përball Vuçiçin me të kaluarën e Serbisë: Kur Perëndimi mendon për ju, i kujtohen luftërat në Ballkan

Gazetari i njohur i CNN, Fareed Zakaria, e ka përballur presidentin serb Aleksandar Vuçiç me të kaluarën e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, duke e vënë theksin te Srebrenica dhe trashëgimia e konfliktit në Ballkan. Në materialin hyrës të intervistës, CNN thekson se Vuçiç ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë, ndërsa trajton edhe marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën. Në prezantimin e intervistës, Serbia përshkruhet si një vend me një të kaluar të lidhur me nacionalizmin e dhunshëm dhe konfliktet e viteve ’90. Në nisje të bisedës, Zakaria i tha Vuçiçit se për një pjesë të madhe të opinionit publik në Perëndim, Serbia vazhdon të lidhet me luftërat e zhvilluara në Ballkan gjatë viteve ’90.  ‘Shumica në botën perëndimore, kur...