Gazetari anglez rrëfen dhunën policore: Vrapuan që të më godisnin në kokë para katedrales

Gazetari anglez rrëfen dhunën policore: Vrapuan që të më godisnin në kokë para katedrales

Revista e njohur britanike UnHerd publikoi një reportazh të gjatë nga revolta studentore në Shqipëri. Gazetari Aris Roussinos rrëfeu nga pikëpamja personale ditët e protestës, duke theksuar se për pak nuk përfundoi viktimë e dhunës barbare policore. Më poshtë pjesë nga reportazhi i tij: Jashtë portave të mbyllura të Katedrales Katolike të Tiranës, të shtunën e kaluar, një polic i forcave të ndërhyrjes së shpejtë vrapoi drejt meje me shkopin e ngritur, gati të më godiste në kokë. Kur bërtita se isha anglez — nuk ishte momenti për vetëanalizën e pafundme të diskursit politik bashkëkohor britanik — ai ngurroi për një sekondë, pastaj më shtyu mënjanë. Me kamerën në dorë, i kisha ndërprerë atë dhe kolegët e tij teksa përpiqeshin të rrihnin përmes kangjellave një...