Gazeta holandeze: Të rinjtë flakin karriget e Ramës, kërkojnë vetëm largimin e tij

Gazeta holandeze: Të rinjtë flakin karriget e Ramës, kërkojnë vetëm largimin e tij

Në karriget e vendosura nga kryeministri Rama, të rinjtë protestues në Shqipëri nuk preferojnë të ulen. Rama dëshiron të zhvillojë bisedime me protestuesit, por në të njëjtën kohë vendos gjoba të larta, edhe për protestat paqësore. Protestuesit, kryesisht të rinj, janë lodhur nga bisedimet: ata duan ndryshim. HET PAROOL Karriget vendoseshin çdo ditë sërish përpara kryeministrisë. Mbi secilën prej tyre ndodhej një kartelë e bardhë me fjalën “dialog”. Mesazhi është i qartë: kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron të bisedojë me protestuesit që kanë dalë në rrugë gjatë javëve të fundit. Fotografitë e këtyre karrigeve zënë një vend të dukshëm në faqet e tij në rrjetet sociale. Por karriget nuk qëndruan gjatë aty. Protestuesit i përmbysën ose i hodhën tutje, ndërsa fundjavën e kaluar u vunë...