Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

Mes shtyllave të tymit dhe kontejnerëve të mbeturinave në flakë, Marjana Koçeku qëndron në një kryqëzim qendror në Tiranë. Ajo bie në sy me xhaketën e saj. Tre burra të gjatë e të hollë e shoqërojnë, duke vështruar majtas e djathtas për t’i mundësuar politikanes të flasë e qetë. “Jam deputete e pavarur”, prezantohet ajo.Vetëm pak muaj më parë, 25-vjeçarja ishte pjesë e grupit parlamentar të Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ajo kërkon dorëheqjen e tij.Koçeku vjen nga veriu i vendit, një zonë e izoluar që kufizohet me të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna”. Që prej viteve 1980, kur lumi Drin u kthye në një rezervuar përmes ndërtimit të digave, Liqeni i Komanit shtrihet për kilometra të tërë mes grykave të thepisura malore.Në brigjet...