Gaz lotsjellës, ujëhedhëse me piper dhe bomba molotov para kryeministrisë
Situata është tensionuar keqas para kryeministrisë sapo protestuesit hodhen bomba molotov mbi kryeministri. Mënjeherë policia ka hedhur baz lotsjellës me shumicë dhe ujëhedhëse mbi turmën. Makina të shumta policie dhe forca speciale kanë rrethuar kryeministrinë dhe ministrinë e brendshme, ndërkohë segmente të protestuesve po vazhdojnë të hedhin bombola molotov. Pas gazit lotsjellës protestuesit u larguan me shpejtësi. Policia po ndjek kudo protestuesit duke i kërkuar edhe nëpër rrugica.
Burimi:
kohajone.com