Gattuso nuk harron: “Pas Bosnje-Itali e kisha të vështirë të flija për muaj të tërë”
5 Tetor 2026 7:49 Alfred Lleshi “Episodet bëjnë diferencën. Janë pjesë e botës sonë, por edhe e jetës sonë”, – tha Gennaro Gattuso në Festivalin e Sportit në Trento, duke folur për ndeshjen Bosnje-Itali. – E kam thënë gjithmonë: duhet të falënderoj djemtë dhe të gjithë njerëzit që punuan me mua, sepse më dhanë gjithçka që kishin. Është normale që kjo është një plagë që do të mbetet për pjesën tjetër të jetës”. Për gabimin e Bastonit, Gattuso shtoi: “Edhe Bastonin e falënderova. Gabimi është pjesë e lojës, ai sigurisht nuk e bëri me qëllim të përjashtohej. Mbeten gjërat e mira që bëmë, sepse, dhe kjo më bezdis, duket sikur rëndësi ka vetëm rezultati. Ndonjëherë duhet parë edhe çfarë bën dhe si e bën. Shenja do...
Burimi:
telesport.al