Gati për të shitur kokainë afër shkollave, arrestohet 26-vjeçari nga Elbasani, i gjendet edhe një thikë

Gati për të shitur kokainë afër shkollave, arrestohet 26-vjeçari nga Elbasani, i gjendet edhe një thikë

pamje nga arrestimi TIRANË-Aksionet për goditjen e rasteve të shitjes së drogës në afërsi të perimetrit të shkollave kanë vijuar, ku në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, është vendosur në pranga një 26-vjeçar nga Elbasani. Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjetën dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe iu sekuestrua edhe një thikë. Blutë njoftojnë se i riu e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave. Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar...