Gati katër vjet nga aplikimi për BE, Kurti kërkon përshpejtimin e procesit për Kosovën

Gati katër vjet nga aplikimi për BE, Kurti kërkon përshpejtimin e procesit për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel. Pas takimit bilateral, Kurti dhe Schuebel mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku kryeministri foli për vlerësimet e raportit, progresin e vendit në fusha të ndryshme dhe sfidat në procesin e integrimit evropian. Kurti tha se raporti nuk evidenton kthim prapa në asnjë fushë dhe se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar, reformën e administratës publike, drejtësi, liri dhe siguri, si dhe në disa fusha të tjera. Ai veçoi edhe vlerësimin më të mirë për luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e bashkëpunimit policor me vendet evropiane dhe përafrimin e plotë të...