Gati gjysma e rrogës mujore shkon për ushqimet/ Pesha në buxhetin familjar arrin në 39.8% në 2025
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Nga anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare pjesa më e madhe e buxhetit mujor vijon të shkojë për ushqime dhe pije joalkoolike. Në vitin 2025, një familje shpenzoi mesatarisht 37,859 lekë në muaj për ushqime, e barabartë me 39.8% të totalit të shpenzimeve. Një vit më parë pesha e ushqimeve ishte 39.6%, duke treguar një rritje të lehtë të pjesës së buxhetit që familjet duhet të rezervojnë për nevojat bazë. Brenda shpenzimeve për ushqime, peshën më të madhe e zënë perimet, me 20.2%, të ndjekura nga mishi dhe nënproduktet e tij, me 16.6%, si dhe qumështi, djathi dhe vezët, me 15.5%....
Burimi:
syri.net