Gashani pret përfaqësuesit e Federatës së Pingpongut, diskutohet zhvillimi i këtij sporti

Gashani pret përfaqësuesit e Federatës së Pingpongut, diskutohet zhvillimi i këtij sporti

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Pingpongut të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucionit dhe federatës, si dhe për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti në Kosovë. Në takim morën pjesë kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku, sekretari Fadil Luta dhe anëtari i Bordit, Sheremet Hoti. Gjatë diskutimit u trajtuan rezultatet e pingpongut kosovar në arenën ndërkombëtare, si dhe planet dhe aktivitetet e përbashkëta që pritet të realizohen në të ardhmen. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua mundësisë së organizimit të garave ndërkombëtare të pingpongut në Kosovë, si një hap që do të mund të kontribuonte në zhvillimin e këtij sporti dhe në promovimin e tij në...