Gara për Prokurorin e Përgjithshëm futet në ngërç, Arta Marku kërkon largimin e anëtarit të KLP-së: Ka konflikt interesi

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm futet në ngërç, Arta Marku kërkon largimin e anëtarit të KLP-së: Ka konflikt interesi

klp-mbledhje TIRANË- Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm ka ngelur pezull për shkak të ngërçit të krijuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në përplasjet e krijuara brenda KLP-së është shtuar edhe një kërkesë e re për përjashtimin e një prej anëtarëve nga shqyrtimi i kandidaturave. Sipas burimeve, Arta Marku, e cila synon për herë të dytë postin e Prokurores së Përgjithshme, ka kërkuar që anëtari i KLP-së, Sokol Stojani, të tërhiqet nga procesi i vlerësimit të saj. Kandidatja Marku pretendon se ka konflikt interesit dhe sipas saj, Stojani nuk do të mund ta ruajë paanshmërinë gjatë vlerësimit, pasi në kohën kur ishte Prokurore e Përgjithshme, ajo e kishte larguar atë nga drejtimi i strukturës së hetimit. Por, kjo nuk është kërkesa e parë...