Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

Gafa e trajnerit të Milanit me “11 shtatorin”, Amorim zgjedh shembullin më të gabuar për përvjetorin

Ruben Amorim ka rënë pre e një gafe të pazakontë që po bën me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale. Gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës kundër Lazios, tekniku kuqezi ka zgjedhur ndoshta analogjinë më të gabuar të mundshme, veçanërisht duke marrë parasysh se kjo ndodhi fiks në 25-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Teksa po përpiqej t’u shpjegonte gazetarëve se si skuadra duhet të nxjerrë mësime nga situata të ndryshme, portugezi u shpreh: “Është si në çdo seancë stërvitore, pres që lojtarët e mi ta kuptojnë. Është njëlloj si kur ndodh një aksident ajror dhe ti mëson…” Por, sapo i dolën këto fjalë nga goja, Amorim e kuptoi menjëherë lidhjen e hidhur me datën e sotme. I sikletosur dhe duke u ndalur...