Gabimet që i bëjnë shumica: Ja kur duhet të shkruhen fjalët me vizë lidhëse në mes
Nga Rami Memushaj Shkruhen me vizë lidhëse në mes: 1.fjalët e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve, tingullimitimet e përftuara nga përsëritja e një fjale a elementi në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme: brigje-brigje, copë-copë, çalë-çalë, çika-çika, fletë-fletë, gati-gati, herë-herë, hollë-hollë, lara-lara, lloj-lloj, palë-palë, rripa-rripa, shumë-shumë, valë-valë, zhele-zhele, zhubra-zhubra etj;dita-ditës, dora-dorës, hera-herës, këmba-këmbës, njëri-tjetrit, shoqi-shoqin, shoqja-shoqen, etj;aty-këtu, hyrje-dalje, ngarkim-shkarkim, njëri-tjetrin, poshtë-lart, pritje-përcjellje, tek-tuk, tutje-tëhu, vajtje-ardhje etj;dy-tri ditë, katër-pesë vetë, 7-8 muajsh, dhjetë –pesëmbëdhjetë lekë, gjatë një periudhe tridhjetë-dyzetvjeçare, lejë krijuese pesë-gjashtëmujore etj;bam-bum, cër-cër, dër-dër, gër-gër, hum-hum, kuak-kuak etj;bam-bum, fap-fup, ham-hum, tik-tak, gëk-mëk, gërr-mërr, lecka-pecka, etj. 2.emërtimet e përbëra të njësive të matjes, të klasifikimit, si...
Burimi:
kultplus.com