Futbollistet e reja në fokus, zhvillohet seleksionimi në “Shtëpinë e Futbollit” – Balkanweb.com – News24
Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi këtë të premte, më 28 gusht, seleksionimin njëditor për futbollistet e reja me origjinë shqiptare, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Aktiviteti, i dedikuar vajzave të vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, mblodhi talente të reja nga vende të ndryshme të Europës dhe botës, të cilat patën mundësinë të prezantojnë cilësitë e tyre dhe të tregojnë potencialin për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave. Gjatë gjithë procesit, futbollistet u monitoruan dhe u vëzhguan nga afër nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautizmit në FSHF, në bashkëpunim me stafet teknike të ekipeve kombëtare U-15, U-17 dhe U-19. Seleksionimi është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Federatës për të identifikuar talentet e reja me origjinë shqiptare, pavarësisht vendit ku ato...
Burimi:
gijotina.com