“Fustani i hakmarrjes” del në shitje. Në treg një prej veshjeve më ikonike të Princeshë Dianës

“Fustani i hakmarrjes” del në shitje. Në treg një prej veshjeve më ikonike të Princeshë Dianës

Bota E Premte, 11 Shtator 2026 09:48 Një prej fustaneve më ikonike të Princeshës Diana, që njihet si “fustani i hakmarrjes”, do të dalë sërish në ankand pas 30 vitesh. Për herë të fundit, Princesha e veshi më 29 qershor 1994, ditën kur bashkëshorti i saj, Mbreti Charles, pranoi publikisht tradhtinë. Fustani do të ekspozohet në Londër, Hong Kong, Gjenevë e Nju Jork dhe pritet që të shitet për një shumë prej 300 mijë dollarësh. Një prej veshjeve më ikonike të Princeshë Dianës, i njohur në mbarë botën si “fustani i hakmarrjes”, do të dalë sërish në shitje, për herë të parë pas gati 30 vitesh. Fustani i zi, i ngushtë pas trupit dhe me shpatullat e zbuluara, i krijuar nga një stiliste greke, do...