Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!

Fushë Arrëzi kundër Reformës Territoriale: Nuk duam bashkim me Pukën!

Në Fushë-Arrëz nisën konsultimet publike me qytetarët, lidhur me propozimin e mazhorancës socialiste për shkrirjen e kësaj bashkie me Pukën. Që ditën e parë të publikimit të draft-propozimit, banorët e Fushë-Arrëzit kundërshtuan, me arsyetimin se do të vështirësohet marrja e shërbimeve për ta. Në diskutime mori pjesë edhe Frat Andreas Walterman, i cili shërben në Fushë-Arrëz prej afro 20 vitesh. Frati françeskan thotë se fshatrat e Fushë-Arrëzit janë braktisur masivisht, për shkak të mungesës së vëmendjes nga shteti, ndërsa shkrirja e bashkisë do të sillte përkeqësim të kushteve edhe në qytet. Qytetarët e Fushë-Arrëzit e konsiderojnë si dënim shkrirjen e bashkisë, pasi do t’iu duhet të udhëtojnë kilometra të tëra nga fshatrat më të largët drejt Pukës, për plotësimin e nevojave administrative. Njëzëri qytetarët thanë...