Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm
Pesë anëtarët kryesorë të NATO-s në Evropë thanë të hënën se ishin të përgatitur të merrnin përsipër “përgjegjësi më të mëdha” brenda aleancës, duke vazhduar t’i shihnin Shtetet e Bashkuara si një “aleat të domosdoshëm”. Ministrat e mbrojtjes nga Franca , Gjermania , Italia , Polonia dhe Britania, grupi E5, thanë pas bisedimeve në Paris se “Evropa duhet të marrë përsipër përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e saj” dhe të mbajë mbi vete një barrë më të madhe brenda aleancës. “Jemi të vendosur të punojmë në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë aleatët për të zbatuar këtë ambicie konkrete”, thanë ata në një deklaratë. “Shtetet e Bashkuara janë dhe do të mbeten një aleat i domosdoshëm dhe angazhimi i vazhdueshëm...
Burimi:
javanews.al