Fuoristrada e vjedhur në Panaja gjendet e djegur në tunelin e vjetër ushtarak! Policia nis hetimet, mund të jetë përdorur nga ndonjë grup kriminal
Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cërkovinës. Ngjarja është konstatuar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth. Pas alarmit për zjarr, në zonë kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu forcat e Policisë dhe grupi hetimor. Nga verifikimet e kryera, përfshirë kontrollin e numrit të shasisë, ka rezultuar se automjeti ishte raportuar i vjedhur disa kohë më parë në fshatin Panaja. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se policia po heton edhe pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme të paligjshme, përpara se...
Burimi:
javanews.al