Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas funeralit shtetëror të Ratko Mladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë, i mbajtur në Beograd. Ajo tha se Bashkimi Europian duhet të vendosë nëse Serbia është ende një vend i përshtatshëm për t’u pranuar si kandidate për anëtarësim në BE. Ajo shtoi se Serbia ndodhet në një udhëkryq, pasi procesi i pranimit kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respektim të sundimit të ligjit. Ajo paralajmëroi se raporti mbi gatishmërinë e Unionit për anëtarë të rinj do të përfundojë deri në fund të shtatorit dhe do të shërbejë si bazë për diskutim në Këshillin e BE-së në tetor. Komisionerja theksoi se është e gatshme të bëjë gjithçka për ta...
Burimi:
javanews.al