Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim
Kapiteni dhe tetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit të tragetit që u fundos në brigjet e Qipros veriore janë arrestuar nën dyshimin për neglizhencë të mundshme, raporton Cyprus Mail, duke cituar kryeministrin e Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros, Unal Ustel. “Çdo aspekt i këtij incidenti do të hetohet”, tha Ustel. Anija e pasagjerëve me rreth 270 persona në bord është përmbytur në brigjet e Qipros veriore, duke shkaktuar të paktën 7 viktima. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mjetin lundrues ndodheshin 259 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Pjesa më e madhe e tyre janë shpëtuar ndërsa vijon operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e afro 20 personave të tjerë. Autoritetet atje thonë se kanë dërguar në vendngjarje anije dhe helikopterë për të ndihmuar në gjetjen...
Burimi:
javanews.al