FUEGO HYRI NË BIG BROTHER, RIKTHEHET RASTI I DYSHUAR I DHUNËS NË FAMILJE!
Hyrja e reperit kosovar Fuego në Big Brother VIP Kosova 5 ka rikthyer në vëmendje një episod të mëparshëm të jetës së tij, të raportuar nga mediat në nëntor të vitit 2025. Ensar Elshani, i njohur me emrin artistik Fuego, u prezantua në spektakël si një prej konkurrentëve që synojnë të tregojnë një anë tjetër të personalitetit të tyre përpara publikut. Megjithatë, ndërsa ka nisur rrugëtimin në reality show, në media është rikthyer një raportim i vitit të kaluar lidhur me një rast të dyshuar të dhunës në familje. Sipas raportimeve të asaj kohe, reperi ishte shoqëruar nga policia për t’u intervistuar pas një konflikti të raportuar në familje. Më pas, sipas të njëjtave burime, ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit për 48 orë....
Burimi:
ntv.al