Ftesa e Ramës, Gjykata e Lartë i thotë “Jo” tryezës, Sadushi: Çështja në Kushtetuese, mbetemi të hapur për dialog

Ftesa e Ramës, Gjykata e Lartë i thotë “Jo” tryezës, Sadushi: Çështja në Kushtetuese, mbetemi të hapur për dialog

edi rama-sokol sadushi TIRANË- Gjykatë e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur nesër nga kryeministri Edi Rama, ku pritet të diskutohet skema e re e pagave për magjistratët. Në një përgjigje dërguar kryeministrisë, një ditë më parë, kreu i kësaj gjykate, Sokol Sadushi, argumenton se diskutimi është i pavend në këtë moment, pasi ligji i ri për pagat është tashmë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Në përgjigjen e dërguar më 26 shtator, Sadushi i rikujton qëndrimin e mbajtur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, pak ditë më parë, duke sqaruar se mungesa në tryezën e 28 shtatorit nuk nënkupton mbylljen e dialogut me ekzekutivin. Madje, ai propozon një tryezë me një objekt më të gjerë, duke e konsideruar të nevojshëm një dialog mes...