FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, me marrëveshjen tashmë të firmosur gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të komandantit të ISF-së, gjeneralmajorit Jasper Jeffers, dhe kreut të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, në prani të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe një përfaqësuesi të Bordit të Paqes. Gjatë ceremonisë, Jeffers vlerësoi vendimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në këtë mision ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të FSK-së në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet. Jashari nga ana e tij nënvizoi se pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare të sigurisë është pjesë e vizionit të Prishtinës për të dhënë një kontribut konkret në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë. Sipas FSK-së, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje...