FSHF inspekton punimet në Akademinë e Besës, fusha ku skuadra kavajase do të luajë ndeshjet e Kategorisë së Parë
Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një vizitë inspektuese në fushën e Akademisë së Besës në Kavajë, ku po kryhen ndërhyrjet e fundit për përshtatjen e impiantit me qëllim zhvillimin aty të ndeshjeve të ekipit të Besës në kampionatin e Kategorisë së Parë. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e FSHF-së u njohën nga afër me ecurinë e punimeve dhe ndërhyrjet e realizuara deri më tani për ta bërë fushën të gatshme për organizimin e ndeshjeve zyrtare. Në impiant janë rikonstruktuar dhomat e zhveshjes, është sistemuar rrethimi i brendshëm i fushës dhe janë përmirësuar pankinat e ekipeve. Paralelisht, po punohet për finalizimin e elementëve të tjerë të nevojshëm për zhvillimin dhe organizimin e ndeshjeve sipas kërkesave të kampionatit. Një nga ndërhyrjet kryesore që po realizohet aktualisht është vendosja e...
Burimi:
sportekspres.com