Fshehën 1 mln € të ardhura, arrestohet në Maqedoni pronari turk i ‘Medicare’ dhe Geriana Arapi pas 1 viti në kërkim
bilal kara dhe geriana arapi TIRANË- Pas më shumë se një viti në kërkim nga autoritetet shqiptare, Bilal Kara, pronari i rrjetit spitalor “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase, të cilat raportojnë se në pranga ka rënë edhe Geriana Arapi, ish-drejtuese e spitalit. Edhe Arapi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë, në shtator të vitit 2025. Sipas raportimeve të mediave vendase, arrestimi i tyre u bë i mundur pas një operacioni të gjerë të autoriteteve maqedonase për dyshime mbi abuzime me ndërhyrjet kirurgjikale në sy dhe përfshirjen e zyrtarëve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Gjatë operacionit, u godit një grup kriminal pjesë e të cilit ishin...
Burimi:
zeri.ai