FSHB organizon turneun e radhës: Ja skuadrat që do të luajnë për trofeun e Superkupës

FSHB organizon turneun e radhës: Ja skuadrat që do të luajnë për trofeun e Superkupës

7 Tetor 2026 12:16 Telesport Pas ndeshjeve të Kupës së Federatës në basketboll, që nxorën fitues ekipet e Besëlidhjes për meshkuj dhe Flamurtarit për femra, ditën e enjte do të luhen dy ndeshjet finale të Superkupës. Në këtë event luajnë ekipi kampion dhe ai fitues i Kupës së Shqipërisë (ose finalisti). Kështu, për femra do të luhet ndeshja Flamurtari-Tirana, ndërsa për meshkuj do të luhet sfida Besëlidhja-Tirana. Sipas FSHB-së, të dyja takimet do të zhvillohen në sallën e lojërave “Feti Borova” në kryeqytet. Pas këtij eventi do të nisë Superliga, kampionati kombëtar për sezonin sportiv 2026-2027. Superkupa (8 tetor) Femra, Flamurtari – Tirana, 16:30 Meshkuj, Besëlidhja – Tirana, 19:00