“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha ‘fton’ edhe Veliajn: Nëse jep kontribut, s’ndaloj asnjërin

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha ‘fton’ edhe Veliajn: Nëse jep kontribut, s’ndaloj asnjërin

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë që kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjete sociale me qytetarët, Berisha nuk ka përjashtuar as kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Kryedemokarti theksoi se kushdo që të japë kontributin e tij në largimin e Ramës nga qeveria, është i mirëpritur. Qëndresa Shqiptare: Në vazhdën e kësaj përgjigje. Dje në Kukës thatë që armiku i armikut tim është aleati im. A hyn Erion Veliaj në këtë listë? Sali Berisha: Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën.  Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike...