Frikë nga tensionet gjeopolitike, Holanda largon 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja

Frikë nga tensionet gjeopolitike, Holanda largon 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja

Banka qendrore holandeze, DNB, ka zhvendosur 86 ton rezerva ari nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja drejt Londrës, duke e lidhur vendimin me rritjen e “paqëndrueshmërisë gjeopolitike” dhe nevojën për të forcuar përgatitjen ndaj krizave. Sipas DNB-së, ari është më i lehtë për t’u tregtuar nga Londra sesa nga Nju Jorku apo Otava. Për këtë arsye, zhvendosja synon të rrisë shpejtësinë me të cilën rezervat mund të mobilizohen në rast të një krize. “Përballë paqëndrueshmërisë gjeopolitike në rritje, DNB po forcon përgatitjen e saj për kriza. Përmirësimi i tregtueshmërisë së arit holandez dhe, rrjedhimisht, shpejtësia me të cilën ai mund të mobilizohet në rast krize, është pjesë e kësaj”, tha banka në një deklaratë. Kryetari i DNB-së, Olaf Schleippen, tha se masa ka përmirësuar disponueshmërinë...