Frenon Vuçiç: Asgjë nuk ka mbaruar, ja kush nga Kosova mund ta kthej vendimin që dha Gjykata e Hagës
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në Beograd pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke u bërë thirrje serbëve të mos e konsiderojnë procesin të përfunduar dhe të mos e presin vendimin me eufori. Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan në shkallë të parë me një total prej 81 vitesh burgim. Vendimi është i apelueshëm. Vuçiç tha se, sipas tij, nuk ka arsye as për festë dhe as për dëshpërim, pasi procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende. “Ne nuk kemi arsye as të gëzohemi, as të pikëllohemi. Edhe nëse vendimi konfirmohet, gjë që e kam të vështirë ta besoj, ekziston edhe një instancë e tretë, Gjykata Kushtetuese”, deklaroi presidenti...
Burimi:
ntv.al