Frano Prendi, një nga themeluesit e arkeologjisë shqiptare, përkujtohet në ditëlindjen e tij
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përkujtuar në ditën e lindjes arkeologun e shquar Frano Prendi, një prej themeluesve të arkeologjisë shqiptare dhe një nga studiuesit më të rëndësishëm të prehistorisë së vendit. Frano Prendi lindi më 27 gusht 1928 në Shkodër. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vendlindje, ndoqi studimet për arkeologji në Universitetin e Sofjes, ku u diplomua në vitin 1951. Po atë vit nisi punën në Institutin e Shkencave, duke iu kushtuar kërkimeve arkeologjike dhe studimit të lashtësisë shqiptare. Prendi ishte ndër nismëtarët e kërkimeve sistematike në fushën e prehistorisë shqiptare dhe drejtoi gërmime në disa prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike të vendit. Një vend të veçantë në veprimtarinë e tij zë Maliqi, krahas Kamnikut, Podgorisë, Blazit, Sovjanit, varrezave tumulare...
Burimi:
kultplus.com