Francis Halzen fiton çmimin “Nobel” në Fizikë për vitin 2026
Fizikani belgo-amerikan i grimcave Francis Halzen fitoi çmimin “Nobel” në Fizikë për vitin 2026, për kontributet vendimtare në Observatorin e Neutrineve “IceCube” (teleskopi më i madh në botë i dizajnuar për të zbuluar neutrinet, grimca nën-atomike pothuajse pa masë dhe pa ngarkesë elektrike) dhe zbulimin e neutrinove me energji të lartë me origjinë nga hapësira, raportoi “Reuters”. Neutrinot janë grimca shumë të vogla që kanë masë jashtëzakonisht të ulët dhe ndërveprojnë shumë pak me materien. Në këtë rast, bëhet fjalë për neutrino me energji shumë të lartë, të cilat vijnë nga objekte ose procese shumë të fuqishme në univers. Observatori “IceCube” është një qendër e madhe kërkimore e vendosur në akullin e Antarktidës, e cila përdoret për të zbuluar dhe studiuar këto grimca që mbërrijnë...
Burimi:
kultplus.com