Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Rreth 400 shkolla në Francë pritet të qëndrojnë të mbyllura të premten, pasi protestat e nxënësve, të nisura për shkak të problemeve në sistemin arsimor, janë përshkallëzuar dhe në disa qytete kanë përfunduar në përleshje dhe dhunë. Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, tha të enjten në mbrëmje se pak më shumë se 400 shkolla dhe institucione të tjera arsimore do të jenë të mbyllura. Ai nuk dha një afat se kur pritet të rikthehet normaliteti. Protestat nisën muajin e kaluar në zonën e Parisit. Nxënësit kanë kundërshtuar mungesën e mësuesve, kushtet e dobëta të godinave shkollore dhe problemet e tjera që, sipas tyre, po dëmtojnë arsimin. Me përhapjen e protestave në pjesë të ndryshme të Francës, situata është bërë më e tensionuar. Dhjetëra persona...