Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?

Francë, a po manipulohen politikisht protestat në prag të zgjedhjeve?

Pasioni i francezëve për të protestuar është i njohur në Evropë. Përgjatë viteve të fundit kemi parë protestën e fermerëve kundër kostos së lartë të prodhimit, atë të të rinjve të maskuar e që sulmojnë policinë me bomba artizanale në zonat periferike, si dhe raste të tjera. Aktualisht, prej javësh, disa mijëra studentë kanë ngritur barrikada në hyrjet e shkollave dhe e kanë zbritur zemërimin e tyre në rrugë. Të shtunën, në mbarë Francën janë njoftuar protesta të reja. Me studentët pritet të bashkohen sindikatat e punëtorëve dhe figurat kyçe të asaj që njihet si lëvizja e Jelekëve të Verdhë. Por kryeministri Sebastien Lecornu sugjeroi këtë javë se zemërimi i studentëve po manipulohej politikisht, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Jelekët e...