No Image Available

Franca në revoltë, nxënësit zbarkojnë në rrugë dhe përleshen me policinë

Protestat e nxënësve kundër gjendjes së arsimit publik kanë vijuar edhe të premten në disa qytete të Francës, duke u shoqëruar me përplasje me policinë dhe incidente pranë institucioneve arsimore. Mbi 400 shkolla kanë mbetur të mbyllura, ndërsa qindra të rinj janë arrestuar gjatë ditëve të fundit. Në Strasburg, protestuesit ngritën barrikada në rrugë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Në Lion dhe qytete të tjera, protestat vijuan në mënyrë më paqësore. Nxënësit kërkojnë më shumë investime në arsimin publik dhe kundërshtojnë kushtet në të cilat zhvillohet mësimi. Në qendër të ankesave janë klasat e mbipopulluara, mungesa e mësuesve dhe vonesat në zëvendësimin e pedagogëve që mungojnë. “Jemi 35 nxënës për klasë, nuk kemi mjaftueshëm karrige në klasa dhe pushimi njëorësh i...