Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

Bota E Martë, 6 Tetor 2026 18:55 Franca është përfshirë nga protesta të mëdha studentore, ku sipas organizatorëve morën pjesë rreth 450 mijë persona, ndërsa Ministria e Brendshme franceze raportoi rreth 250 mijë. Protestat, të nisura në fund të shtatorit, janë përhapur në të gjithë vendin. Nxënësit dhe studentët kërkojnë më shumë investime në arsim, më shumë mësues, klasa më pak të mbingarkuara dhe kushte më të mira në shkolla. Në Paris dhe Strasburg pati përplasje me policinë, ndërsa në disa qytete të tjera u përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmave. Në kryeqytet u bllokua edhe liceu prestigjioz Henri IV. Që nga fillimi i protestave janë plagosur 215 studentë dhe 715 efektivë policie. Janë hapur hetime për raste të dyshuara të...