Franca në protestë, qindra shkolla bllokohen dhe sektori publik del në grevë
Franca është përfshirë të martën nga një valë protestash dhe grevash, me nxënës të shkollave të mesme që kanë bllokuar hyrjet e qindra institucioneve arsimore dhe me punonjës të sektorit publik që kanë dalë në grevë kundër masave të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2027. Mobilizimi zhvillohet dy ditë para paraqitjes së projektbuxhetit në Parlament. Sipas Ministrisë franceze të Arsimit, më shumë se 330 shkolla të mesme janë prekur nga protestat. Nxënësit kanë ngritur shqetësime për mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe kushtet e arsimit. Në disa raste protestat kanë shoqëruar edhe me incidente. Në Lille u dogjën disa kontenierë mbeturinash pranë një shkolle, ndërsa në zonën e Parisit pati ndërhyrje të policisë dhe arrestime. Në Paris, në disa institucione hyrjet u bllokuan me...
Burimi:
ntv.al