No Image Available

Franca në “flakë” nga protestat/ CNN: Mund të përhapen nëpër Europë

Protestat studentore në Francë po shtrihen në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa pakënaqësia e të rinjve po zhvillohet paralelisht me debatet për financat publike dhe masat që qeveria synon të marrë për uljen e deficitit buxhetor. Sipas raportimeve të CNN, protestat mund të kenë ndikim përtej kufijve të Francës, në një kohë kur vendi përballet me një nivel të lartë borxhi publik dhe me kosto në rritje të shërbimit të tij. Borxhi publik i Francës ka kaluar nivelin e 4 trilionë dollarëve dhe është mbi madhësinë e ekonomisë së vendit. Ndërkohë, presioni mbi financat publike është shtuar edhe nga plakja e popullsisë dhe rritja e shpenzimeve për pensionet. Në të njëjtën kohë, qeveria franceze synon të rrisë investimet në sektorin e mbrojtjes, duke e...