Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Kylian Mbappé e ka mbyllur para kohe aventurën në Ligën e Kombeve. Sulmuesi francez pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së Francës ndaj Turqisë dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, Real Madridi njoftoi se bëhet fjalë për një problem në gjurin e majtë. Mbappé pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dhjetë ditë, çka do të thotë se rikthimi i tij nuk pritet para datës 10 tetor, në përballjen e Real Madridit ndaj Villarrealit në La Liga. Nëse rikuperimi nuk shkon sipas planit, rrezikohet edhe prania e tij në Champions League, ku Reali do të përballet me Romën më 14 tetor në “Olimpico”. Megjithatë, lajmi pozitiv është se Mbappé pritet të jetë i gatshëm për “El Clásico”-n e parë të sezonit ndaj Barcelonës, që do të luhet...
Burimi:
gijotina.com