“Franca është në nivelin e Spanjës, Mbappé më i miri. Mancini? Nuk është e lehtë të bësh magji”
Kampioni i botës foli në prag të ndeshjes Francë-Itali, e vlefshme për xhiron e tretë të “Nations League”. Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares franceze, Marcel Desailly, dha një intervistë për “Corriere della Sera”: “Sapo kemi ndryshuar trajner tek Italia. Potenciali është i padiskutueshëm, mund të krijohen edhe tri kombëtare të ndryshme. Por kur them se duhet kohë, e kam fjalën për faktin se nuk është një proces i menjëhershëm të kalosh në një lojë më ofensive apo të ndryshosh skemën. Zidane? E kemi parë sa inteligjent është; di të rrethohet nga njerëzit e duhur, të cilët e ndihmojnë në vendimmarrje. Jam 100% i sigurt se nuk kemi asgjë për t’i pasur zili Spanjës, e cila sot është në majë”. Për bashkëkombësin Kylian Mbappé nuk ka...
Burimi:
telesport.al