FOTOT/ Me cigare në dorë sapo del nga SPAK, momenti kur Ilir Proda lë ambientet e Prokurorisë së Posaçme
Ilir Proda duke dalë nga SPAK TIRANE- Fill pasi SPAK dhe BKH i shkuan pranë banesës për t'ja kontrolluar ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Burime i thanë ZËRI se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare ndërsa nuk ka pranuar të komentojë për gazetarët. Ilir Proda duke dalë nga SPAK Po sot, SPAK arrestoi shefin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, dhe administratorin e agroturizmit "Kodra e Kuajve" dhe lokalit të Bllokut Qeveritar në Durrës. GJKKO gjithashtu ka lëshuar një masë "arrest shtëpie" ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora...
Burimi:
zeri.ai