FOTOLAJM / Sulmohet edhe Ministria e Brendshme, flakët përfshijnë hyrjen kryesore

FOTOLAJM / Sulmohet edhe Ministria e Brendshme, flakët përfshijnë hyrjen kryesore

Protestuesit kanë hedhur molotov drejt Ministrisë së Brendëshme. Hyrja kryesore e institucionit është përfshirë nga flakët. Efektivët e policisë dhe forcat speciale që ndodheshin në ruajtje të objektit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin me fikëse dore. Forcat e rendit po përpiqen të krijojnë një kordon mbrojtës për të parandaluar goditjet e tjera me molotov.