Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotografia pas arrestimit e një gruaje nga Minesota është bërë virale në internet, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re ngjashmërinë e saj të habitshme me këngëtaren Jennifer Lopez. Cyrena Anne Quast, 35 vjeçe, u arrestua më 30 gusht në Monticello, Minesota, pasi u akuzua për vjedhjen e dy baterive me vlerë rreth 580 dollarë. Autoritetet pretendojnë se një punonjës i dyqanit e njohu Quast-in nga një rast i mëparshëm i dyshuar vjedhjeje dhe njoftoi policinë. Megjithatë, arrestimi tërhoqi vëmendjen në internet për një arsye tjetër. Fotoja e policisë së Quast-it, e publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Uright, bëri që përdoruesit e rrjeteve sociale të krahasonin pamjen e saj me atë të Jennifer Lopez, 57 vjeçe. Disa përdorues thanë se fillimisht e ngatërruan...