FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident rrugor dramatik është regjistruar pasditen e sotme (31 gusht), rreth orës 16:50, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Spitalit Memorial” në Fier. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin me inicialet I. Sh., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet. Të tre personat janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Nga vlerësimet e para, ata raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.